Connect with us

COVID19

QKMF e Ferizajt ende pa udhëzues për Covid-19

Published

on

Ka tre ditë që ka hyrë në fuqi udhërrëfyesi i ri klinik nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin dhe trajtimin e Covid-19.

Sipas këtij udhëzuesi, personave pozitiv me koronavirus mund t’u përshkruhet antivirali “Favipiravir”,  në mënyrë ambulantore më së largu në 5 ditët e para të fillimit të sëmundjes.

Por kjo nuk po ndodhë në Ferizaj sepse ky udhëzues i ri nuk po zbatohet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Derisa nuk ishte prezente në zyrën e saj, Drejtoresha e kësaj qendre Nadire Imeri, përmes sms-it i ka konfirmuar Televizionit Tema se arsyeja e mosimplementimit të këtij udhërrëfyesi është sepse Ministria akoma nuk ua ka dorëzuar zyrtarisht.

“Përshëndetje, ju thashë se ende nuk kemi zyrtare për udhëzues të ri, nuk keni çka tjetër për të biseduar. Jam e zënë me obligime”, deklaroi në sms Imeri.

Nadire Imeri – Drejtoreshë e QKMF-së në Ferizaj

Për këtë arsye, TV Tema, udhëzuesin e ri të Ministrisë ia dorëzoi në formë fizike QKMF-së.

Këtë udhëzues megjithatë po e vë në zbatim Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ku po trajtohen 78 pacientë për koronavirus e të gjithë po trajtohen sipas këtij udhëzuesi, thotë drejtori Halil Gërbeshi.

“Protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së, komisionit për protokolle, po respektohen. Të gjithë profesionistët shëndetësor, duke filluar nga drejtori shëndetësor, kryetari i komitetit për menaxhimin e pandemisë Covid-19, shefat e reparteve dhe gjithë profesionistët e angazhuar pranë pacientëve, të gjithë i posedojnë ato protokolle dhe janë duke u respektuar në mënyrë rigoroze. Deri tash furnizimi nga SHSKUK ka qenë i shkëlqyer dhe të gjitha rekomandimet nga lartë janë duke u respektuar nga e para deri tek e fundit”.

Halit Gërbeshi – Drejtor i Spitalit të Ferizajt

Se ky udhëzues duhet të respektohet nga të gjitha institucionet u konfirmua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

“Të gjitha institucionet e përfshira në udhërrëfyesin (udhëzuesin) orientohen për zbatim! Grupi punues për hartimin e protokolleve të niveleve të kujdesit shëndetësor saktëson trajtimin e pacientëve. Natyrisht se deri në përfundimin e protokolleve udhërrëfyesi i aprovuar nga Ministri i shëndetësisë duhet zbatuar!”, u përgjigj Bardiqi për TV Tema përmes email-it.

Naim Bardiqi – Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë

Teksa në Ferizaj janë afër dy mijë raste aktive me Covid-19  dhe është komuna e dytë me më së shumti raste aktive, mbetet e paqartë se për çfarë arsye, QKMF e Ferizajt nuk  ka filluar ende ta zbatoj udhëzuesin e ri.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending