Connect with us

Ferizaj

Afganët e parë në Kosovë, strehohen në Sojevë të Ferizajt

Published

on

111 afganë, në ditën e sotme kanë gdhirë, në fshatin Sojevë, tek ish-kampi i Betchel Enkas. Prej njerëzve nën rrezik në atdheun e tyre, Afganistan, ata sot e tutje janë të lirë, derisa të marrin një vendim, ku do të sistemohen përfundimisht.

Ky është grupi i parë  i afganëve që kanë arritur  në Kosovë, ata arritën mbrëmë rreth orës 20:30 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kosova ka pranuar që të strehojë rreth 2.000 afganë, si pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtar.

Pritjet janë që nga sot e tutje të vijnë edhe grupe tjera të afganëve në Kosovë.

Sipas informatave të deritashme, afganët që do të strehohen në Kosovë, do të qëndrojnë këtu prej 12 deri në 16 muaj, derisa t’u rregullohen dokumentet për zhvendosje në Shtetet e Bashkuara.

Afganët të cilët ka pranuar t’i strehojë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kanadaja janë larguar nga vendi i tyre pasi që talibanët morën në dorë Afganistanin.

Këta refugjatë që kryesisht  ishin bashkëpunëtorë të forcave amerikane dhe NATO-s, në Kosovë erdhën me avionë të forcave ajrore amerikane.

Ekipi i Televizionit Tema, bëri përpjekje që të kontaktoj, ndonjërin nga refugjatët, për të marrë ndonjë rrëfim për krajatat e tyre jetësore, derisa kanë arritë të fluturojnë për Kosovë, por nga autoritet që mbanin sigurinë u lejuam të marrim vetëm pamje nga jashtë këtij kampi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending