Connect with us

COVID19

Fillojnë masat e rrepta për qytetarët dhe lokalet e natës

Published

on

Sot Policia e Kosovës edhe në qytetin e Ferizajt, ka dalë në terren për zbatimin e masave të reja anti-Covid-19. Krahas gjobave ndaj qytetarëve, të cilët nuk e vendosnin maskën, ka pasur dënime edhe për lokalet e natës.

“Policia ka angazhuar personel të mjaftueshëm për zbatim të këtyre masave dhe është në terren që nga fillimi i këtij vendimi, në masë të madhe qytetarët janë duke i respektuar këto masat ndërkohë po ka raste që në disa persona nuk janë duke i respektuar këto  masat ndërsa policia është e detyruar që të shqiptoj dënime sipas ligjeve në fuqi.”

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj

Zëdhënësi Veseli sqaroi se për shkak të mos respektimit të masave të reja, ka pasë 60 gjoba për qytetarët.

“Prej sot  nga ora 7 Policia është e angazhuar me orar të zgjatur nga 12 orësh, ka personel të mjaftueshëm në terren në zbatimin këtyre masave dhe detyrave rutinë që i ka Policia në vazhdimësi në parandalim të krimeve. Të ju njoftoj se vetëm prej orës 8 të mëngjesit policia deri më tani ka shqiptuar  rreth 60 gjoba për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar këto masa.”

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj

Edhe gjatë kontrollimit të klubeve të natës, policia kishte shqiptuar 6 dënime ndaj tyre.

“Vetëm mbrëmë ju njoftoj se gjatë kontrollimit të lokaleve kemi hasur në 6 lokale të klubeve të natës apo muzikë live, ku ndaj tyre është shqiptuar nga një fletëparaqitje dhe njëkohësisht ju kanë mbyllë lokalet, ftoj qytetarë që t’i respektojnë masat e reja, t’i bartin maskat, ta mbajnë distancën e duhur, pronarëve të lokaleve ju rekomandoj t’i respektojnë këto masa dhe t’i shfrytëzojnë hapësirat të cilat i ka përcaktuar Qeveria krejt me qëllim të ruajtjes së shëndetit.”

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj

Policia e Kosovës shprehi këmbënguljen se do të vazhdoj me gjoba ndaj qytetarëve, të cilët nuk i respektojnë masat e reja, me të vetmin qëllim që të zvogëlohet  përhapja e infektimeve me koronavirus.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending