Kërkohet 38 vjeçari i zhdukur

Familja Tobli me banim në Ferizaj kërkon ndihmë nga qytetarët nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e familjarit të tyre, 38 vjeçarit Agron Tobli (në foto), i cili ka dalë nga shtëpia dje rreth orës 14:00, dhe nuk është parë më.
Personi i zhdukur është paqësor dhe ka të meta mendore, ndërsa së fundmi ka pasur të veshur një fanellë të bardhë, xhinse dhe atlete.
Për çdo informacion që mun dtë keni lidhur me vendndodhjen ose lëvizjen e të zhdukurit, luteni që të lajmëroni stacionin më të afërm policor (192) ose familjen Tobli në numrin e telefonit 045 627 242.