Numri i të infektuarve po rritet. Këto janë pamjet e sotme, në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj. Mjekët dhe infermierët janë duke u përballë me përpjekje, në ndihmë qytetarëve të prekur. Po ashtu janë duke u shfrytëzuar të gjitha hapësirat e spitalit për këtë qëllim.
Për gjendjen e pacientëve të shtrirë në spital, na sqaron doktori Besim Luri.
“Sot në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj momentalisht kemi të shtruar afërsisht 70 pacientë në të gjitha repartet, të cilët i kemi improvizuar edhe pse ma herët nuk kanë qenë të destinuara për trajtimin e Covid-19. Situata ka bërë, që na të mobilizohemi, të gjitha hapësirat që i kemi në dispozicion t’i shfrytëzojmë dhe t’iu dalim në ndihmë qytetarëve, për të ju ofruar ndihmë atyre nga kjo pandemi, e cila e ka goditur globin dhe vendin tonë. Gjendja e pacientëve në spitalin tonë është e qëndrueshme, ku moshat e tyre ndryshojnë edhe në moshat e reja pasi që dihet se varianti Delta po i prekë mezo moshat dhe moshat e reja, por nuk kemi ndonjë numër shumë të madh të moshave të reja të prekur nga varianti Delta ”.
Besim Luri – Kryetar i Komunitetit Anti Covid, në Spitalin e Ferizajt
Besim Luri – Kryetar i Komunitetit Anti Covid, në Spitalin e Ferizajt
Doktor Luri bën thirrje që sa më shumë qytetarë të vaksinohen në mënyrë që ta kenë më lehtë përballimin e këtij virusi.
“Kemi pasur në vazhdimësi prej fillimit të valës së katërt, pacientët të cilët janë vaksinuar me dy dozat ose me nga një dozë të vaksinës. Por, kjo nuk është mesazh që qytetarët të mos vaksinohen, sepse pacientët të cilët kanë qenë me dy dozat e vaksinuar e kanë kaluar Covidin më lehtë. Andaj bëj thirrje te të gjithë qytetarët të cilët nuk janë vaksinuar ende, të vaksinohen pasi që është arma e vetme të cilën e kemi në dorë dhe duhet ta shfrytëzojmë për tu mbrojtur nga ky virus famëkeq.”
Besim Luri – Kryetar i Komunitetit Anti Covid, në Spitalin e Ferizajt
Gjithashtu në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, na thanë se janë të furnizuar barna si me anti-kuagulantë, me infuzione dhe me antibiotikë, përpos me ndonjë vitaminë ose tabletë të cilat duhet t’i blejnë vetë pacientët, në raste të veçanta.
Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka bërë të ditur se në periudhën nga 10 korrik deri më 23 korrik, në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19, por nuk ka raportuar për ndonjë rast me fatalitet.
Në njoftim bëhet e ditur se rastet e reja me COVID-19 i takojnë grup-moshave deri 79 vjeç, nga të cilat 4 raste ishin të grup moshës prej 30-39 vjeç.
Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë aplikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191 raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.
Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në gjithë vendin janë 1 mijë e 325 raste aktive.
Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza.