Dukuria e kërkimit të lëmoshës është vu në objektiv të policisë, si një veprim antiligjor, në bazë të ligjit 03/L, neni 10 paragrafi 2. Shih për këtë ka nisur një aksion për ndalimin e lëmoshë kërkuesve nëpër rrugët e qytetit. Në kuadër të këtij aksioni deri më tash, në Ferizaj janë dënuar 23 persona lëmoshë kërkues. Prej tyre 14 persona të moshës madhore, 9 fëmijë, 15 shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 8 shtetas së Republikës së Kosovës.
Këtyre personave u janë shqiptuar 12 fletëparaqitje sipas ligjit për kundërvajtje. Tek një prej lypsarëve i moshës 83 vjeç, ishin gjetur 1150 euro të fshehura në pantallona, ndërsa dy dënime me nga 500 euro, iu ishin shqiptuar dy lypsarëve të tjerë.
Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, tregoi për këmbëngulësinë e policisë që së bashku me institucionet tjera sociale dhe gjyqësore ta luftojnë këtë dukuri.
“Me datë 04.06.2021 kemi hartuar një plan operativ për lëmoshë kërkuesit dhe atë ditë e kemi marrë një aksion të gjerë në Komunën e Ferizajt ku ka ndaluar 23 lypsarë, që kanë qarkulluar në Ferizaj nëpër rrugë dhe në sheshin e Ferizajt, ku ndaj tyre janë shqiptuar 12 fletëparaqitje sipas ligjit për kundërvajtje. Ndërkohë policia në vazhdimësi, nga se plani është aktiv, ka pasur edhe operacione të tjera, por në masë të madhe domethënë si operacion të gjerë ka qenë kjo ditë për lëmoshë kërkuesit.”
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Gjithashtu Zëdhënësi i Policisë, shtoi se ka bashkëpunuar në raste të veçanta edhe me Policinë e Migrimit, ku me urdhër të gjykatës, lëmoshë kërkuesit i kanë dëbuar në shtetin, nga i cili ata kanë ardhur.
“Me ligj është e përcaktuar dënimi me gjobë për kundërvajtje, ndërsa për recidivistët ky rast kalon në Gjykatën për kundërvajtje, ku ata e kanë për obligim me i dëbuar apo me qëndru këtu. Policia gjithashtu ka bashkëpunuar edhe me Njësinë e Migrimit që është në kuadër të Policisë Kufitare, ku Policia e Migrimit në disa raste me urdhër të gjykatës i ka dëbuar në raste të veçanta nga Shteti prej nga kanë ardhë. Ne e kemi një rast i cili një i moshuar rreth moshës 69 vjeçare, ka përsëritë edhe për kundër vërejtjeve qe ka marrë dhe gjobave së fundmi para 3 ditëve po i njëjti ka përsërit të njëjtë kundërvajtje, dhe ndaj tij Policia i ka marrë masat e nevojshme dhe ja kanë shqiptuar edhe një gjobë, domethënë është rasti i tretë dhe personi ka qenë recidivist.”
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Në vazhdën e këtij aksioni policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve, që kudo ku shohin lypsarë, të lajmërojnë Policinë në Ferizaj, me kusht që të arrihet një parandalim i kësaj dukurie.
Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë si dhe një avokat nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Bashkëkryerja”.
Ata janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse gjatë aksionit janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.
Në njoftimin e Policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara për një kohe, tre zyrtarët gjyqësor dhe avokati u arrestuan nën dyshimin se kanë ushtruar ndikim në proces-afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe çështje të punësimit.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar katër telefona celulare, dy shtëpiza PC si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.
Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.
Lidhur me këtë hetim janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.