Connect with us

Ferizaj

Arsye kundërthënëse për ndaljen e punimeve tek ura në Bibaj

Published

on

Punimet tek ura në fshatin Bibaj, janë ndalur. Pavarësisht se ato kishin filluar në bazë të kontratës që ishte nënshkruar më 20 korrik të vitit 2020 dhe është kontratë tre vjeçare. Pas një viti kjo është gjendja e sotme.

Në këtë kontratë parashihej zgjerimi i rrugës në këtë fshat dhe kyçja në autostradën “Arbën Xhaferi” dhe ndërtimi i Urës ndërlidhëse në magjistralen Ferizaj-Shkup.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se arsyeja e ndërprerjes së këtyre punimeve është sepse bizneset e asaj ane po konsiderojnë se nuk janë marrë parasysh dhe se do të bllokohen nga ky projekt.

“Në bazë të disa diskutimeve që i kam pasur me ta, ata më kanë paraqitur dëshmi përmes video incizimeve për kërkesat të cilat i kanë pasë gjatë fazës së diskutimeve publike të cilat nuk janë marrë parasysh fare në momentin kur është hartu projekti. Në vitin 2018 mandej është ndryshu prapë projekti dhe një pjesë e madhe e këtyre bizneseve mendojnë se ky ndryshim i projektit është bërë me qëllime të caktuara për shkak të interesave të disa bizneseve aty. Ata kanë kërkuar që të ndryshohet sërish projekti. Jemi duke e mendu se si ta bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, pra aktualisht aty janë duke u zhvillu disa punime të vogla por nuk ka punime me një intensitet të lartë deri sa ta bëjmë një zgjidhje. Bizneset kërkojnë që të ngushtohet rruga sepse ajo është me katër korsi, plus me një shirit ndihmës dhe me trotuare, kërkojnë që të ngushtohet dhe të ndryshohet mënyra se si është bërë zgjidhja te mbikalimi sepse në bazë të kësaj zgjidhjeje një pjesë e madhe e bizneseve që ndodhen aty janë të bllokuara dhe nuk kanë qasje fare mandej në rreth rrotullimin që ndodhet aty.

Hysen Durmishi – Zëvendësministër i Infrastrukturës
Hysen Durmishi – Zëvendësministër i Infrastrukturës

Megjithatë, Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi nuk e ndanë mendimin e njejtë me Durmishin, teksa thotë se kjo nuk është arsye e fortë për ndalimin e punimeve. Mbase kjo shpreh qartë mos-harmonizimin e qëndrimeve në mes të pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Në bazë të informatave që kemi nuk është ndonjë arsye e fortë që janë ndërprerë ato punime. Atë që e kam si informatë është që kjo ndërprerje, buxhetit të shtetit po i kushton për çdo ditë. Tashmë bizneset i kanë kryer të gjitha diskutimet publike të nevojshme që kanë qenë të nevojshme për atë projekt. Unë besoj që nuk është ndonjë arsye pasi që kjo procedurë është kryer dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe fillimit të punimeve nuk mund të bëjë ndonjë ndryshim të tillë, që të gjindet si arsye për ndërprerjen e punimeve.

Arbër Bytyqi – Drejtor i Infrastrukturës në Ferizaj
Arbër Bytyqi – Drejtor i Infrastrukturës në Ferizaj

Teksa akoma nuk është gjetur zgjidhja për këtë projekt, këto segmente rrugore mbesin më të stërngarkuarat për komunikacionin jo vetëm ferizajas.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending