Connect with us

Ferizaj

Transformimi urban “e gëlltitë” gati gjysmën e rrugës publike

Published

on

Rruga “Daut Dauti” që shtrihet shumë afër qendrës së Ferizajt, nga mbrëmë është e mbyllur për trafik të automjeteve. 

Kjo sepse gropa që është hapur për ndërtimin e një objekti shumëkatësh aty,  ia gëlltiti asaj rruge edhe bazamentin, gati duke e përgjysmuar atë, e duke e lënë aq sa për shteg bicikletash.

 Sipas drejtorisë së Urbanizimit të Ferizajt, e cila e ka pajisur me leje këtë ndërtim deri në cep të rrugës, kompania ndërtimore i kishte vendosur pilotët mbrojtës nga betoni, por si duket nga dimensionimi  joadekuat, këto masa mbrojtëse kanë dështuar me paraqitjen e reshjeve të shiut

“Pala e ka marr lejen e ndërtimi para një kohe të gjatë, por ka filluar të punoj tash, lagështi e madhe i ka marr masat e sigurisë, por i kanë dështuar. Nuk ka të lënduar, janë marr masat e menjëhershme, është njoftuar Policia me kohë me u mbyllë rruga, që mos me pas dëme tjera dhe njerëzore. Masat e tjera merren sigurisht  tash, pasi të përmisohet koha , domethënë nuk mundet me ndërmarr për shkak të lagështisë nuk mundet me ndërmarr as një masa, për me u riparuar, për me i përmisuar masën e sigurisë.”– deklaroi Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizimit në Ferizaj, me këtë rast përmes telefonit.

Në kuadër të transformimit urban që po vazhdon në Ferizaj, investitori ishte pajisur me leje ndërtimore më 18 Dhjetor 2020. Ndërsa përveç dëmtimit të rrugës, shihet se rrëshqitja e dheut i ka shkaktuar dëme edhe sistemit të kanalizimit në atë zonë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending