Ku po shkojnë sonte edhe 108 mijë euro të tjera?

    Në ditën kur po përfundon fushata parazgjedhore, Komuna e Ferizajt ka publikuar një aneks kontratë për vazhdimin e nënkalimit për këmbësorë në rrugën “Emin Duraku”.

Kështu, duke ia dhënë me kontratë të negociuar firmës B-Bardhi sh.p.k. edhe 108,695.60 Euro, krahas atyre 1 milion e 87 mijë të mëhershme, po  vendoset edhe një rekord i ri në çmim të ndërtimit të bodrumit 200 m2 në Ferizaj, me gati 1.2 milion euro.