Connect with us

Ferizaj

Kraki: VV s’e ka meritu Prishtinen sikurse LDK qe s’e meritonte më Gjilanin.

Published

on

Doktori i shkencave politike dhe zëri më kritik për zhvillimet politike në Kosovë, profesori Nezir Kraki, ka komentuar në Facebook-un e tij, rezultatet e zgjedhjeve lokale ne Kosovë. Sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë ngritur vetëdijen, dhe se ka kaluar koha kur lideri partiak ka pasur ndikim në rezultatin e zgjedhjeve lokale. Në posttimin e tij, profesori Kraki shkruan:

“VV s’e ka meritu Prishtinen sikurse LDK qe s’e meritonte më Gjilanin. VV deri tash është marrë me çeshtje kombetare dhe krejt perpjekjet jane fokusu te marrja e pushtetit qendror. Por edhe kur pushteti qendror u morr, VV vazhdoi të sillej rreth orbites se liderit duke harruar krijimin e lidereve tjerë brenda partisë, lidereve lokalë. Kjo ka bere që VV të mos shihet si opsion per halle lokale sepse ne filozofine e saj nuk gjendet ‘menaxheri lokal’ me votuesin e vet por ‘lideri nacional’ me militantin si myhyb. Kjo beri poshtu që per Mitrovicen strategjike të propozohej nje oportunist aksidental duke e ofenduar secilin votues te asaj zone që dikur VV donte ta bashkonte.
Në një moment duhet të jemi objektivë. Të keqes bravo nuk duhet t’i thuhet. As deshtimet nuk duhet te relativizohen. Mesazhi i ketyre zgjedhjeve është i qartë: votuesi i Kosoves është secilen dite më i vetdijshem prandaj ka vdeke koha kur komunat fitoheshin nga lideret e partive.
Bravo partive LDK, PDK dhe AAK që kanë arritë me kriju figura solide në nivel lokal dhe fitojnë komuna pa llogarit aspak ne kapitalin zgjedhor te liderit. Jam i lumtur që Mitrovicen do ta drejtoje Bedri Hamza, sikurse jam i lumtur që Lutfi Haziri s’do jete me ne krye te Gjilanit.
Personalisht, siç e keni vene re, nuk jam marrë me këto zgjedhje dhe s’e kam perkrahë askend. Kam bere thirrje te votohet lokalisht pa u mendu partia as lideri.
Jam i lumtur per ndryshimin e madh që ndodhi ne fillim te vitit dhe i qendroj pas bindjeve te mia se pa ate ndryshim Kosova do zhbehej. Por jam poshtu i lumtur qe njerezit e bejne dallimin ne mes nje kauze kombetare dhe nje kauze lokale.
Rezultati i zgjedhjeve e ben edhe me te ngushte margjinen e gabimit ne nivel qendror.
Urime LDK-se rikthimin ne Prishtinë!
“

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Trending