Connect with us

Ferizaj

Kraki: VV s’e ka meritu Prishtinen sikurse LDK qe s’e meritonte më Gjilanin.

Published

on

Doktori i shkencave politike dhe zëri më kritik për zhvillimet politike në Kosovë, profesori Nezir Kraki, ka komentuar në Facebook-un e tij, rezultatet e zgjedhjeve lokale ne Kosovë. Sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë ngritur vetëdijen, dhe se ka kaluar koha kur lideri partiak ka pasur ndikim në rezultatin e zgjedhjeve lokale. Në posttimin e tij, profesori Kraki shkruan:

VV s’e ka meritu Prishtinen sikurse LDK qe s’e meritonte më Gjilanin. VV deri tash është marrë me çeshtje kombetare dhe krejt perpjekjet jane fokusu te marrja e pushtetit qendror. Por edhe kur pushteti qendror u morr, VV vazhdoi të sillej rreth orbites se liderit duke harruar krijimin e lidereve tjerë brenda partisë, lidereve lokalë. Kjo ka bere që VV të mos shihet si opsion per halle lokale sepse ne filozofine e saj nuk gjendet ‘menaxheri lokal’ me votuesin e vet por ‘lideri nacional’ me militantin si myhyb. Kjo beri poshtu që per Mitrovicen strategjike të propozohej nje oportunist aksidental duke e ofenduar secilin votues te asaj zone që dikur VV donte ta bashkonte.
Në një moment duhet të jemi objektivë. Të keqes bravo nuk duhet t’i thuhet. As deshtimet nuk duhet te relativizohen. Mesazhi i ketyre zgjedhjeve është i qartë: votuesi i Kosoves është secilen dite më i vetdijshem prandaj ka vdeke koha kur komunat fitoheshin nga lideret e partive.
Bravo partive LDK, PDK dhe AAK që kanë arritë me kriju figura solide në nivel lokal dhe fitojnë komuna pa llogarit aspak ne kapitalin zgjedhor te liderit. Jam i lumtur që Mitrovicen do ta drejtoje Bedri Hamza, sikurse jam i lumtur që Lutfi Haziri s’do jete me ne krye te Gjilanit.
Personalisht, siç e keni vene re, nuk jam marrë me këto zgjedhje dhe s’e kam perkrahë askend. Kam bere thirrje te votohet lokalisht pa u mendu partia as lideri.
Jam i lumtur per ndryshimin e madh që ndodhi ne fillim te vitit dhe i qendroj pas bindjeve te mia se pa ate ndryshim Kosova do zhbehej. Por jam poshtu i lumtur qe njerezit e bejne dallimin ne mes nje kauze kombetare dhe nje kauze lokale.
Rezultati i zgjedhjeve e ben edhe me te ngushte margjinen e gabimit ne nivel qendror.
Urime LDK-se rikthimin ne Prishtinë!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending