Connect with us

Ferizaj

Policia e Ferizajt arreston 5 persona

Published

on

Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj ka arrestuar pesë persona nën akuzat se kanë shkretuar dhe vjedhur dru në Parkun Nacional “Sharri”.

Në konferencën për media, Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, tha se gjatë këtij aksioni janë bastisur disa lokacione në fshatin Strazhë dhe zonat përreth.

“Fillimisht në dy lokacione në pyjet e Parkut Nacional janë kapur në flagrancë dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru dhe duke ngarkuar masë drunore në kamionët dhe traktorët e tyre të modifikuar. Në të njëjtën kohë në pesë lokacione – në fshatin Ivajë në dy lokacione, në fshatin Rakaj, në fshatin Dubravë dhe një në fshatin Sllatinë – janë kontrolluar nën dyshimin se të njëjtit që një kohë të gjatë janë duke u marrë me dëmtimin e Parkut Nacional dhe prerjen e drunjve”.

Basri Shabani – Drejtor Rajonal i Policisë në Ferizaj
Basri Shabani – Drejtor Rajonal i Policisë në Ferizaj

Shabani bëri të ditur se 5 personat e arrestuar, me vendim të prokurores së rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë derisa tetë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ai tha se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar armë, municione, para, mjete transporti dhe mjete pune.

Prokurorja e rastit, Ajtene Zoni tha se personat e arrestuar janë recidivist, pra janë të njohur për policinë edhe për raste të mëhershme të vjedhjes së pyjeve.

“Janë të njohur personat, si për policinë, njashtu për prokurorinë edhe për gjykatën. Një ndër ta ka aktgjykim të plotfuqishëm, do të thotë janë të dënuar, janë kryesisht për veprën penale vjedhje e pyllit. Janë dëmtues të rregullt, janë recidivist”.

Ajtene Zoni – Prokurore e rastit
Ajtene Zoni – Prokurore e rastit

Sipas prokurores Zoni, personat e dyshuar për vepra penale e vjedhjes dhe shkretimit të pyjeve mund të dënohen me burgim nga 6 muaj deri në 5 vite.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending