Editoriali i faqes së mirënjohur për rankimin e artit pamor, Roten Tomatoes, përmes mekanizmimt pë rmatjen e popullaritetit të filmave të certifikuar që janë publikuar gjatë vitit 2021, në top-listën e 235 filmave më të mirë në botë, ka ranguar filmin kosovar “Zgjoi” të regjisores Blerta Basholli në vendin e 11.

     Me këtë renditje filmi i regjisores kosovare ka tejkaluar edhe filmat që kanë arritur rekorde të shitjes nëpër kinema dhe Netfix, siç janë “Billie Eilish – The World’s a little Blurry” “The Father”etj.

    Filmi kosovar i cili përmes rolit të aktores Yllka Gashi, e portretizon dramën e pasluftës të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, krahas suksesit në Festivalin “Sundance”, është ranguar poashtu në listën e 15 filmave të nominuar për çmimin e Akademisë Amerikane “Oscar”, në kategorinë e filmave ndërkombëtarë të metrazhit të gjatë.    

Të ngjashme

Të tjera