Në kuadër to procesit të zgjedhjeve të brendshme, kryesia e Lëvizjës Vetëvendosje ka emëruar korrdinatorët e qendrave nëpër komuna, të cilët do të kenë për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve që do të mbahen gjatë këtij fillimviti. Sipas komunikatës së sotme të kësaj partie politike të postuar në Facebook, koordinatore për qendrën e Ferizajt, është emëruar Fatbardha Zogaj.
Fatbardha Zogaj me profesion është mësimdhënëse në nivelin e mesëm, dhe ishte kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.
Në vazhdim po e publikojmë komunikatën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:
“Në kuadër to procesit të zgjedhjeve të brendshme, kryesia e Lëvizjës Vetëvendosje ka emëruar korrdinatorët e qendrave nëpër komuna, të cilët do të kenë për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Sipas komunikatës së sotme të kësaj partie politike tëpostuar në Facebook, koordinatore për qendrën e Ferizajt, është emëruar Fatbardha Zogaj.
Fatbardha Zogaj me profesion është mësimdhënëse në nivelin e mesëm, dhe ishte kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.
Ne foto: Koordinatorja Fatbardha Zogaj dhe deputeti Enver Haliti (LVV, zgjedhjet tetor 2021)
Në vazhdim po e publikojmë komunikatën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:
Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor, dje dhe pardje, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbjatur mbledhje ku ka shqyrtuar propozimet nga qendrat (degët) me ç’rast ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 nga 43 qendrat tona, ndërkohë pjesa e mbetur pritet të emërohet ditëve në vijim.
Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë.
Më poshtë janë të listuar emrat e koordinatorëve të rinj sipas qendrave (degëve) tona:
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.
Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.
Lidhur me këtë hetim janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.