Connect with us

Ferizaj

VV: Fatbardha Zogaj, koordinatore për Ferizaj

Published

on

Në kuadër to procesit të zgjedhjeve të brendshme, kryesia e  Lëvizjës Vetëvendosje ka emëruar korrdinatorët e qendrave nëpër komuna, të cilët do të kenë për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve që do të mbahen gjatë këtij fillimviti. Sipas komunikatës së sotme të kësaj partie politike të postuar në Facebook, koordinatore  për qendrën e Ferizajt, është emëruar Fatbardha Zogaj.   

 Fatbardha Zogaj me profesion është mësimdhënëse në nivelin e mesëm, dhe  ishte kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Në vazhdim po e publikojmë komunikatën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:

“Në kuadër to procesit të zgjedhjeve të brendshme, kryesia e  Lëvizjës Vetëvendosje ka emëruar korrdinatorët e qendrave nëpër komuna, të cilët do të kenë për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Sipas komunikatës së sotme të kësaj partie politike tëpostuar në Facebook, koordinatore  për qendrën e Ferizajt, është emëruar Fatbardha Zogaj.   

 Fatbardha Zogaj me profesion është mësimdhënëse në nivelin e mesëm, dhe  ishte kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Ne foto: Koordinatorja Fatbardha Zogaj dhe deputeti Enver Haliti (LVV, zgjedhjet tetor 2021)

Në vazhdim po e publikojmë komunikatën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:

 Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor, dje dhe pardje, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbjatur mbledhje ku ka shqyrtuar propozimet nga qendrat (degët) me ç’rast ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 nga 43 qendrat tona, ndërkohë pjesa e mbetur pritet të emërohet ditëve në vijim.

Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë.

Më poshtë janë të listuar emrat e koordinatorëve të rinj sipas qendrave (degëve) tona:

· Qendra në Artanë: Abdyl Gashi

· Qendra në Dardanë: Donjeta Ismajli

· Qendra në Deçan: Faton Selmanaj

· Qendra në Drenas: Egzona Tërdevci

· Qendra Ferizaj: Fatbardha Zogaj

· Qendra në Fushë Kosovë: Shpend Bardiqi

· Qendra në Gjakovë: Arbërie Nagavci

· Qendra në Gjilan: Alban Hyseni

· Qendra në Han të Elezit: Mirsad Shkreta

· Qendra Istog: Fjoralba Raci

· Qendra në Junik: Lavdim Gaxherri

· Qendra në Kaçanik: Jeton Raka

· Qendra në Kastriot: Halil Thaqi

· Qendra Lipjan: Adnan Rrustemi

· Qendra në Mitrovicë: Armend Muja

· Qendra Malishevë: Jetmire Vrenezi

· Qendra në Pejë: Taulant Kelmendi

· Qendra në Prishtinë: Arben Vitia

· Qendra Prizren: Artan Abrashi

· Qendra në Rahovec: Visar Korenica

· Qendra në Skënderaj: Hysni Mehani

· Qendra në Sharr: Erzen Krasniqi

· Qendra në Shtërpcë: Shpejtim Arifi

· Qendra Shtime: Qemajl Aliu

· Qendra në Therandë: Salih Zyba

· Qendra në Viti: Arsim Ademi

 Qendrat në mërgatë:

· Angli: Vlora Pireva

· Australi: Sali Rexhepi

· Danimarke: Bernarda Begu Radoncic

· Finlandë: Bujar Hajdini

· Benelux: Ilir Morina

· Itali: Erald Korra

· SHBA: Mimoza Hoti Prestreshi. “

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending