Connect with us

Ferizaj

Shkollat e Ferizajt “vlojnë” nga Omikroni, komuna hesht

Published

on

Përhapja e Covid-19 nëpër shkollat e Ferizajt po merr përmasa shqetësuese, sepse  44 nxënës, 8 mësimdhënës dhe 2 punëtorë teknik tashmë janë diagnostifikuar me koronavirus në 4 shkollat më të mëdha fillore të këtij qyteti.    Mirëpo, përkundër këtij shpërthimi të rasteve tek fëmijët, autoritetet komunale e kanë vazhduar procesin mësimor me prani fizike të nxënësve në këto shkolla.

Sociologia e shkollës “Jeronim De Rada” Hatixhe Qazimi Misini tha se numri i nxënësve të infektuar në këtë shkollë ka shkuar në 30, kurse  nga stafi rezultojnë 3 mësimdhënës pozitiv: 

“Në fakt në shkollën tonë gjysmëvjetorin e dytë e nisëm me shpresë që të gjithë nxënësit dhe arsimtarët të jenë në procesin mësimor, por dolën që 3 prej tyre nga mësimdhënësit kanë rezultuar pozitiv dhe për momentin nuk janë në proces mësimor, janë të izoluar në shtëpitë e tyre, ndërkaq me paraqitjen e rastit të parë në një klasë nga një nxënës, kemi ftuar institutin në shkollë dhe ka bërë testime për klasën që kemi dyshuar që do jenë prekur edhe ata nga nxënësi, dhe kanë rezultuar diku sot ku po raportoj janë diku rreth 30 nxënës pozitiv që kanë rezultuar, megjithatë mësimi është duke vazhduar pa ndonjë skenar të Ministrisë së Arsimit që ka të bëjë me pandeminë.” 

Nazmi Heda, drejtor i shkollës “Gjon Serreçi” të Ferizajt, tha se në institucionin që ai e drejton me koronavirus kanë rezultuar pozitiv 10 nxënës, 3 mësimdhënës dhe 1 punëtor teknik:

“Si kudo në Kosovë edhe kohëve të fundit, ditëve të fundit ka vërshuar vala të infektuarve me Covid-19, dhe kjo po ndodhë edhe në shkollën tonë në shkollë “Gjon Serreçi” ku deri tani brenda kësaj jave, pra kanë rezultuar pozitiv 10 nxënës dhe në proces e sipër janë në testim për ta verifikuar gjendjen e tyre shëndetësore. Natyrisht që në këtë pikëpamje kemi edhe nga stafi i mësimdhënësve, ku deri tani 2 janë pozitiv, dhe 1 mësimdhënës për shkak raporteve familjare që ka edhe ai duhet të jetë i izoluar, kështu që praktikisht në procesin mësimor na mungojnë 3 mësimdhënës dhe njëkohësisht ka rezultuar edhe 1 punonjës  teknik ku fatmirësisht është në përfundim e sipër.”

Të prekur nga koronavirusi ka edhe ndër nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore “Ahmet Hoxha” e “Tefik Çanga” të Ferizajt: 

“E kemi momentalisht 1 mësimdhënës të prekur nga Covid-19 mirëpo është rast i izoluar sepse mësimdhënësi ka lajmëruar me kohë që bashkëshortja e tij është me Covid-19  dhe është vetëizoluar pasi që pas 3 dite ka rezultuar pozitiv dhe momentalisht është në pushim deri sa të kthehet. Ndërsa prej nxënësve kemi pasur 2 raste të izoluara poashtu, sepse prindërit na kanë lajmëruar që kanë Covid-19 në shtëpitë e tyre domethënë janë pozitiv dhe nxënësit nuk i kanë lejuar që të vijnë në shkollë edhe këto raste janë të izoluara deri më sot. Sot i kemi edhe 2 raste të tjera të nxënësve ku sot janë izoluar, për shkak që në familjet e tyre i kanë prindërit, apo familjarët të prekur me Covid-19, dhe kanë rezultuar pozitiv. “ tha Ganimete Konjufca, drejtoreshë në SHFMU “Ahmet Hoxha”

Shifra të ngjashme me raste të COVID-19 raportoi edhe drejtoria e shkollës filllore “Tefik Çanga”:

Aktualisht kemi 1 arsimtare të edukatës fizike që dje ka rezultuar pozitiv dhe 1 punëtor teknik që një anëtar i familjes i ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe i kam rekomanduar që të shkojë edhe ai në vetë izolim apo në karantinë siç po i thuhet. Për momentin në gjysmëvjetorin e parë kanë qenë 2 raste që janë vetëizoluar, pra na kanë njoftuar dhe tash para 2-3 dite, 2 nxënësve iu kanë rezultuar familjarët, nuk kanë simptome po ne i kemi sugjeruar që të rrinë në shtëpi.” – u shpreh drejtori Basri Hasani.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 2708 raste të reja me COVID-19, prej tyre 111 në komunën e Ferizajt, ku 31 të infektuar janë fëmijë apo adoleshentë.    

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending