Në komunën e Ferizaj sot u regjistruan rekord i rasteve të reja me coronavirus, pasi në 24 orët e fundit u konfirmuan 185 të infektuar, nga të cilët 55 janë fëmijë të moshës deri në 19 vjeç kurse  rastet tjera i përkasin grup moshave prej 20 deri në 80 vjeç.

Deri më tani, nga COVID-19 janë prekur mbi 10 mijë ferizajas kurse 174 prej tyre humbën jetën.

Aktualisht, në gjithë komunën e Ferizajt janë 946 raste aktive derisa në spitalin e qytetit nga COVID-19 janë duke u trajtuar 5 pacientë.

Të ngjashme

Të tjera