Sot në ambientet e shkollës fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj është përuruar kabineti i gjuhës gjermane në kuadër të ditëve të gjuhës gjermane.

Ky investim u financua nga instituti “Goethe” në Shkup dhe në Prishtinë i cili synon t’u ndihmojë nxënësve filloristë në avancimin e mëtutjeshëm të kësaj gjuhe përmes përdorimit të praktikave moderne të mësimit.

Shkolla “Vezir Jashari”, përveç donacionit të sotëm, ka përfituar edhe mbështetje të tjera nga ky institut si seminare dhe trajnime për mësimdhënës në shtetin gjerman, punëtori për nxënësit në Gjermani, udhëtime arsimore në Gjermani dhe furnizim me tekste shkollore.

Të ngjashme

Të tjera