Connect with us

Ferizaj

Mbahet koncerti i parë recital i pianistes Arlinda Rexhepi

Published

on

Koncerti i parë recital është ai që mbetet gjithmonë në kujtesën e muzikantëve.

Këtë kujtim, nga e hëna në mbrëmje e ka edhe Arlinda Rexhepi, nxënëse e pianos në shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja”.

17 vjeçarja që tashmë i ka kushtuar një dekadë pianos, performoi vepra të kompozitorëve klasik si: Johann Sebastian Bach, Moritz Moszkowski, Wolfgang Amadeus Mozart e Frédéric Chopin.

Rexhepi thotë se gjatë koncertit të parë të saj recital që u mbajt në Galerinë e Arteve, kishte ndjenja të përziera.

“Për këtë koncert recital, jam duke punu që gjashtë muaj intensivisht, më së shumti me profesoreshën time Shkurte Vranovcin, por kam mbajt edhe Master Class me profesor të ndryshëm nga bota, si nga Amerika, Turqia e Shqipëria. Një gjashtë mujorsh i gjatë e i lodhshëm por që ia ka vlejtë në fund.” thotë Arlinda Rexhepi – Pianiste

Arlinda Rexhepi – Pianiste

Profesoresha Shkurte Vranovci thotë Arlinda ka punuar që nga shkolla fillore për të arritur këtë nivel.

 Ajo thekson po ashtu se shkolla e muzikës ka kapacitete për të nxjerrë muzicientë cilësor por që po kanë telashe me infrastrukturën shkollore si mungesa e klasave, instrumenteve muzikore por mungon edhe salla koncertale që të realizohen koncertet.

“Për me e arrit një nxënës nivelin për me e ba një koncert recital duhet një punë e madhe, është një rrugëtim i gjatë që bëhet dalë nga dalë. Nxënësja që tash ka interpretua në këtë koncert recital, mirret prej moshës shtatë vjeçare me piano. Ka ardhë një herë në shkollën e ulët të muzikës dhe pastaj kur ka ardhë në shkollë të mesme ka kalu automoatikisht në instrumental në piano dhe sidomos 3 ose 4 vitet e fundit jemi marrë me gjana ma detajisht.” deklaroi Shkurte Vranovci – Profesoreshë e pianos

Shkurte Vranovci – Profesoreshë e pianos

Koncerti recital përfundoi me një serenadë të kompozitorit Franz Schubert që u performua si duet mes Arlinda Rexhepit dhe Roza Sadikut.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending