Connect with us

Ferizaj

Qytetarja gjen “Iphone 8”, policia thërret pronarin të lajmërohet në stacion

Published

on


Një qytetare në Ferizaj ka gjetur një telefon celular “Iphone 8” në fshatin Prelez dhe e ka dorëzuar në polici.


Policia e Ferizajt lutë pronarin/en e vërtetë të telefonit, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj çdo ditë, prej orës 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar atë .
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetaren Adelina Abdullahu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të telefonit në stacionin e policisë .
Ferizajasit në vazhdimësi po tregohen human dhe dorëzojnë në polici gjësendet me vlerë që i gjejnë
Komunikata e plotë e policisë:
Qytetarja nga Ferizaj gjenë një telefon celular dhe e dorëzon në polici
Sot, rreth orës 10:50 një qytetare nga Ferizaj, Adelina Abdullahu e moshës 32 vjeçare, me punë të përkohshme në Zvicërr, në fshatin Prelez të Muhaxherëve, në vendin e ndaljes për autobusë ka gjetur një telefon celular ‘’Iphone 8’’ .


Ajo menjëherë e ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Lusim, pronarin/en e vërtetë të telefonit, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj çdo ditë, prej orës 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar atë .
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetaren Adelina Abdullahu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të telefonit në stacionin e policisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending