Një zjarr ka kapluar të mërkurën një depo të hekurishteve në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli thotë se nga zjarri nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Sot, rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte ‘’Mbrojtja e Ambientit’’ është një zjarr. Patrullat e policisë janë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit e Ferizajt, nuk është raportuar për asnjë të lënduar.”, deklaroi Veseli për TV Tema.