Connect with us

Ferizaj

Shiu rrëzon shtyllën elektrike, bllokohet rruga Ferizaj-Shtime

Published

on

Shiu i furishëm që ra sot, në Ferizaj shkaktoi dëme.
Si pasojë e reshjeve në rrugën Ferizaj-Shtime, në hyrje të fshatit Lloshkobare është rrëzuar një shtyllë elektrike.
Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli për TV TEMA thotë se nuk ka të lënduar dhe se rreth orës 19:45 ka rifilluar komunikacioni.

Komunikata e plotë e Policisë:

Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të shiut, rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Ferizaj-Shtime (në hyrje të fshatit Lloshkobarë) është rrëzuar një shtyllë elektrike dhe një kulm nga llamarina e një objekti, ku është bllokuar rruga si dhe në rrugën ,,Epopeja e Jezercit’’ (afër pishinës ,,Ujëvara’’ ) janë rrëzuar dy drunjë dhe është bllokuar rruga.

Është njoftuar Drejtoria e Emergjencave e komunës, KEDS- i dhe zjarrfikësit, ndërsa patrullat policore janë vendosur në këto lokacione për të monitruar dhe drejtuar komunikacionin për në rrugë tjera/ dytësore.

Ndërsa në ora 19:45 janë liruar të dy këto rrugë dhe komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë, për shkak të kolonës së automjeteve. Të lënduar nuk ka.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending