Connect with us

Ferizaj

Largoi kontenjerët, “Pastërtia” me zgjidhje “kreative” për mbeturinat në rrugën “Toni Blair”

Published

on

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, të martën mori vendim që kontenjerët në rrugën “Toni Blair” në Ferizaj t’i largojë përkohësisht.

Për tërheqjen e mbeturinave në këtë rrugë, “Pastërtia” gjeti një zgjidhje kreative.

Kjo kompani vendosi që katër herë në ditë, të dërgojë në këtë rrugë një kamion i cili do të qëndrojë aty për 15 minuta dhe tu mundësojë banorëve të kësaj rruge dhe bizneseve që gjatë kësaj kohe të hudhin mbeturinat direkt në kamion.

Sipas njoftimit të “Pastërtisë”, ky vendim do të mbetet në fuqi deri në vendosjen e kontenjerëve statik në këtë rrugë.

Në orën 17:00, sot ekipi i TV TEMA doli në rrugën “Toni Blair” për të parë aktivitetin jo të zakonshëm të “Pastërtisë”.

Në kohën kur mbërriti kamioni i kësaj kompanie, ferizajasit e asaj ane u treguan të vëmendshëm dhe menjëherë dolën për të hedhur bërllokun në kamion.

Megjithatë disa ferizajas nuk ishin treguar të duruar për të hedhur mbeturinat drejt e në kamion por kishin krijuar një deponi në vendin ku kanë qenë kontenjerët më parë.

Pavarësisht se në njoftimin e “Pastërtisë” thuhej se qytetarët duhet të shkojnë e të hudhin bërllokun vet në kamion, punëtorët e larguan deponinë e krijuar.

Në njoftimin e vet, “Pastërtia” nuk tregon se kur mund të vendosen kontenjerët statik në këtë hapësirë dhe se sa do të zgjasë kjo zgjidhje “kreative”.

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending