Connect with us

Ferizaj

Kur sytë shohin ndryshe!

Published

on

“Të diele të mbarë, bashkëqytetarë” dhe “Të diele të këndshme, bashkëqytetarë”, janë dy fjalitë me të cilat i përshëndetë kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ferizajasit, gjithmonë duke ia bashkangjitur këtyre fjalëve edhe disa fotografi të bukura të bëra në vende të ndryshme të qytetit.

Megjithëkëtë, Ferizaj nuk është vetëm fotografitë e bukura të postuara nga kryetari i Komunës.

Sytë e tij po zgjedhin të shohin vetëm të bukurën në Ferizaj, por sytë e qytetarëve shohin edhe të shëmtuarën që ekziston çdo ditë në qytet.

Në fotografitë më lart, shihet një dallim i madh mes tyre.

Kryetari Aliu ka vendosur që këtë të diele të sheh fotografinë në të djathtë që është me të vërtetë e bukur por ai nuk po do ta sheh fotografinë në të majtë, ku shihen kontejnerë të stërmbushur me bërllok.

Kontejnerë këta që kanë mbetur kështu në tërë Ferizajn.

Hiq më ndryshe nuk janë as këto fotografi.

Derisa në fotografinë e bërë nga TV TEMA shihen kontejnerët nëntokësorë të mbyllur afër Palestrës “Bill Clinton” ku nën kundërmimin e erës së tmerrshme të mbeturinave luajnë të rinjtë, syri i të parit të Komunës në anën tjetër sheh bukurinë e kësaj are teka për të bërlloku që ka mbushur Ferizajn nuk “ekziston”.

Kjo fotografi e bërë nga droni është e mahnitshme.

Me të vërtetë që tregon një anë tërheqëse dhe të hijshme të qytetit të tretë për nga popullsia në Kosovë.

Por problemi i kësaj fotografie është që nuk tregon realitetin e Ferizajt.

Ferizaj është edhe fotografia në të majtë, i mbushur mbeturina, kundërmon dhe i papastër.

E gjithkush mund të zgjedhë, nëse do të shohë Ferizajn e vërtetë dhe të kontribuojë që Ferizaj të pastrohet ose të zgjedhë të shoh me syrin e kryetarit dhe të refuzojë problemin e qytetit që kundërmon.

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending