Connect with us

Kosovë

BE me avazin e vjetër: Të ndërpriten veprimet që kërcënojnë stabilitetin

Published

on

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, ka thënë sot në një konferencë shtypi në Bruksel, se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Ai ka kërkuar që të ndërpritet “çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes”.

“BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, tha Stano, përcjell Ekonomia Online.

Sipas tij, mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave.

“BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në”.

“Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Borrellit dhe SHBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”.

“Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Fokusi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian”, theksoi Stano, para gazetarëve.

Sipas tij, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që të shtyheshin masat për targat dhe kartat e identitetit dhe të takoheshin ndërkohë në Bruksel për të diskutuar një rrugë përpara. “Ky propozim u mbështet plotësisht nga SHBA”.

Zëdhënësi Stano ka konfirmuar se Borrell ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve”./EO

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Shkaku i rrezikimit të sigurisë kombëtare i hiqet shtetësia e Kosovës një serbi.

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  njoftoi se Nikola Vujoviqit i është hequr shtetësia e Republikës së Kosovës pasi duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sveçla ka thënë se Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të veta, gjë që cenon sigurinë kombëtare dhe ka për synim destabilizimin, andaj bazuar në ligjin për Shtetësinë aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse mori vendimin për t’ia hequr shtetësinë Vujoviqit.

“Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cënim i sigurisë sonë kombëtare. Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujović, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”, njoftoi Sveçla në Facebook.

Sipas ligjit për Shtetësinë në Kosovë, një person e humb shtetësinë nëse merret me veprimtari të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, kur është qëllimisht anëtar i një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës, apo kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër.

#

Continue Reading

Kosovë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan se kanë arritur një marrëveshje me Belgjikën, që të dënuarit nga kjo gjykatë të mund ta vuajnë dënimin me burgim në këtë shtet.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e Dhomave të Specializuara për të kryer mandatin e vet”, tha kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, sipas një njoftimi për media.

Trendafilova u bëri thirrje edhe shteteve të tjera që të nënshkruajnë marrëveshje me Dhomat e Specializuara – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në mënyrë që, sipas saj “të fuqizohet korniza e gjykatës për zbatimin e dënimeve”.

Specialja kujtoi se të dënuarit në formë të prerë duhet të vuajnë dënimin jashtë Kosovës, bazuar në këmbimin e letrave më 2014 mes përfaqësueses së atëhershme të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Cathrine Ashton, dhe atëbotë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Deri më tani, kjo gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të drejtësisë. Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

/ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

UUU, Ditët me Fat mbërritën në Neptun – Zbritje deri në 49%!

Published

on

Neptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “DITËT ME FAT”

Përgjatë 4 ditëve, nga data 12 deri më 15 qershor, mund të përfitoni nga zbritjet që shkojnë deri në 49%, në të gjitha dyqanet Neptun.

Ofertë fantastike në kondicionerë të teknologjisë së fundit, të përshtatshëm për çdo hapësirë

Përveç kondicionerëve, përfitoni super zbritje edhe në:

•             Elektroshtëpiake të mëdha dhe të vogla;

•             Televizorë modernë në madhësi të ndryshme;

•             Pajisje për kujdes personal dhe zyrë;

•             Smartphone, pajisje gaming dhe aksesorë të ndryshëm.

•             Elektroshtëpiake të mëdha dhe të vogla për shtëpinë;

•             Televizorë nga madhësi të ndryshme;

•             Pajisje për kujdesin personal;

•             Pajisje zyre;

•             Pajisje gaming;

•             Smartphone dhe akesorë

Po ashtu ju mund të përfitoni edhe me shumë duke u antarësuar në programin e besnikërisë haPPy për të përfituar benefite ekskluzive në çdo blerje.

Blerje me këste 0% interes me të gjitha bankat.

Mos e humbni rastin për të përfituar nga shumë oferta në çdo kategori produktesh, që e bëjnë përditshmërinë tuaj më të lehtë.

Shfleto ofertën këtu: OFERTA NEPTUN

#

Neptun, është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, Smartphone, Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun, numëron 15 dyqane deri më tani me planin e zgjerimit të mëtejmë në gjithë Kosovën. Neptun Kosova, është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending