Në 24 orët e fundit, në komunën e Ferizajt u regjistruan 76 raste të reja me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 76 pacientë.
Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit pozitive, 7 janë fëmijë kurse të gjitha rastet tjera u përkasin grup moshave mbi 80 vjeç.
Deri tani, nga covid 19 janë prekur mbi 13 mijë e 846 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.
Aktualisht, në gjithë komunën e Ferizajt janë 462 raste aktive me koronavirus.