Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike njofton se të martën e 9 gushtit, një pjesë e Ferizajt do të përballet me ndalje të rrymës.
Rryma do të ndalet nga ora 10:00 deri në orën 15:00, përcjell TV TEMA.
Sipas KEDS-it arsye për këtë ndërprerje të rrymës janë mirëmbajtja, zëvendësimi i shtyllave të thyera dhe ndërrimi i përçuesve dhe izolatorëve.
Njoftimi i KEDS:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Jezerci (kodi: 40042003) prej orës 10:00 deri 15:00
Vendet: rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë), Zef Jubani (një pjesë); fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat – ndërrimi i përçusve dhe izolatorëve.