Connect with us

Kosovë

Dogana e Kosovës konfiskon 750 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

Published

on

Dogana e Kosovës ka identifikuar një automjet me mallra të kontrabanduara.

Përmes një njoftimi nga Dogana tregojnë se automjeti po transportonte vaj ushqimor serb, përcjell TV TEMA.

Vaji ishte në sasi prej 750 litrave, ndërsa mjeti dhe malli është konfiskuar.

Njoftimi i plotë i Doganës:

Në Mitrovicë njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojne një automjet transportues i cili pas ndalimit u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabnanduara. Automjeti  ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filuar procedura e kundërvajes doganore.

Kosovë

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Published

on

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me tri vjet e tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.

Lekaj, së bashku me tre të akuzuarit e tjerë në rastin e 53 milionëshit, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahir, u shpallën fajtor të mërkurën për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Tahiri, ish-drejtor i Prokurimit Publik, dhe Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, u dënuan me nga një vit e tetë muaj burgim, ndërsa Berisha, ish-këshilltar i lartë politik i Lekajt, u dënua me tri vjet e tre muaj burgim.

Gjykata shqiptoi edhe dënim plotësues për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Lekaj, duke ia ndaluar për një periudhë prej tri vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit në administratën publike.

Rigjykimi ndaj tyre u mbajt pasi në shkurt të vitit 2025 Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në pikën zero duke e rrëzuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Edhe në gjykimin e parë, që të katër të akuzuarit kishin marrë dënime sikurse në rigjykim.

Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë në fjalë për punimet e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të, siç kishte thënë Qeveria, dështimit të ekzekutivit të mëhershëm që t’i paguajë me rregull faturat.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se e mirëpret aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rigjykimin ndaj tyre.

“Ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit garantimin e ndëshkueshmërisë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, duke dëshmuar se keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe i parasë publike duhet të ketë përgjegjësi ligjore”, tha Prokuroria në një reagim.

Hetimet lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin Bechtel-Enka kishin nisur pas debateve të nxitura dhe dyshimeve të ngritura nga partitë opozitare autoritetet në Kosovë.

Më 2020, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, shfuqizoi vendimin e ekzekutivit paraprak për zgjatje të afatit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Me këtë vendim, Qeveria Kurti ndërpreu negociatat me konsorciumin turko-amerikan, Bechtel-Enka për ndërtimin e lidhjeve të reja dhe të një mbikalimi në autostradë. Ekzekutivi kërkoi po ashtu, që dikasteret përkatëse të bënin vlerësimin e dëmit të shkaktuar në buxhet nga vendimi i shfuqizuar.

Ndryshe, autostrada Prishtinë-Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” ka një gjatësi prej 55 kilometrash dhe ndërtimi i saj i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 600 milionë euro.

Kjo autostradë ishte inauguruar më 2019.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ishte edhe kryetare e legjislaturës së kaluar e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.

Nԯ vazhdim të seancës konstituive, për pesë nënkryetarët e Kuvendit janë propozuar Ardian Gola nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, Emilia Rexhepi nga komunitetet jo serbe kurse Lista Serbe propozoi Sllavko Simiqin.

Pasi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve pati mospajtime dhe propozime të ndryshme, kryeparlamentarja Haxhiu dha 30 minuta pauzë për konsultim me grupet parlamentare.

Continue Reading

Arsim

Shkollat profesionale, një mundësi strategjike për vajzat në Kosovë

Published

on

Kosova numëron mbi 60 shkolla profesionale në gjithë vendin të cilat kanë drejtime specifike që sigurojnë një vend pune për të diplomuarit në Kosovë. Kjo sepse nevojat e tregut në vend janë të lidhura ngushtë me aftësitë që i ofrojnë shkollat profesionale, dhe në të njëjtën kohë bizneset janë në kërkim të vazhdueshëm për fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar.

Shumë profile, të cilat dikur janë menduar si profesione teknike e të djemve, tani po ndiqen nga vajzat të cilat po marrin aftësitë e duhura që po ua hapin dyert për punësim të suksesshëm në drejtime si ICT, programim, arkitekturë, agrobiznes, konfeksion, ngrohje dhe klimatizim, auto- mekanik, përpunues të metaleve, ndërtimtari, instalues elektrik e shumë profesione të tjera.

Në fillim të verës, shkollat e aftësimit profesional në mbarë Kosovën kanë mbajtur ‘Ditët e Hapura’ për ti njoftuar të rinjtë filloristë për mundësitë që i ofrojnë për praktikë profesionale dhe lidhjen me tregun e punës.

Të gjitha këto mundësi në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional i hapin vajzave dyert drejt një karriere të qëndrueshme dhe mundësi punësimi të menjëhershëm.

“Ditët e Hapura” janë përkrahur nga organizata ‘Kosova Women 4 Women’ në kuadër të iniciativës “Her path, Her skills” financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Nga kjo përvojë është e qartë se për vajzat në shumë Komuna të Kosovës duhet të vazhdojmë me insistim që nxënësit, dhe prindërit e tyre, të marrin vendime të informuara për karrierën e tyre.

Arsimi profesional u mundëson të rinjve të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike në fusha të ndryshme, të pajisen me një diplomë të njohur dhe, mbi të gjitha, të kenë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt në tregun e punës.

Drejtohu në shkollën më të afërt profesionale në Komunën ku jeton, merr informacione për profesionet dhe përzgjedh njërin nga to.

Shkolla profesionale nuk është vetëm një diplomë.

Zgjedh shkollën për aftësi karriere!

* Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending