Connect with us

Kosovë

Dogana e Kosovës konfiskon 3 mijë e 600 litra pije, kontrabandë nga Serbia

Published

on

Dogana e Kosovës njofton se ka parandaluar kontrabandimin e 3.5 tonë pije joalkoolike nga Serbia.

Pas ndaljes së një automjeti, Dogana ka kontrolluar edhe depon ku ishte furnizuar dhe gjetën 3600 lira pije joalkoolike, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë:

Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike 

Prishtinë 10 gusht 2022. Njësit e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjani.

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia.

Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës  gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me kete rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara. Sasia totale e mallrave të gjetura është: 

• Pije joalkoolike 3600  litra,

Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.  

Dogana e Kosovës ka aplikacionin #eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending