Connect with us

Kosovë

Albin Kurti thotë se nuk diskuton me Vuçiqin për targat dhe dokumentet hyrëse: Në veri mund të kishte konflikt të armatosur

Published

on

Në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, barrikadat që u vendosën në rrugët e veriut, në kundërshtim të zbatimit të vendimit për targat dhe dokumentet hyrëse për shtetasit serbë, ishin të pozicionuara në atë mënyrë që të qëllohej me armë mbi automjete dhe njerëz që kalojnë në atë zonë.

Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht në Bruksel. Sipas tij, në mënyrë që më 1 shtator të shmangen tensionet e 31 korrikut, faktorët ndërkombëtarë “duhet ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj Kosovës”.

Kryeministri ka bërë të ditur se ka dyshime për infiltrime nga Rusia pasi, sipas tij, Kremlini po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin dhe, në veçanti, për ta sulmuar Kosovën.

Sa i përket marrëveshjes për Asociacionin për Komunat me shumicë serbe, ai ka thënë se organizimet që bashkojnë komunat me veçanti gjeografike apo ekonomike janë të nevojshme, por jo ato në bazë të etnisë./REL

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kosovë

Tërmeti  që goditi rrethinën e  Malishevës ishte me intensitet të ulët

Published

on

Tërmeti që goditi rrethinën e Malishevës mbrëmjen e sotme në ora 18:04 ishte me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, konfirmoi Qendra Sizmike Euro-Mediterane.

Sipas raportit, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri të Suharekës përkatësisht 10 kilometra në lindje të Malishevës  dhe goditi në një thellësi prej 9 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë  edhe në Prizren dhe në pjesën më të madhe të rrafshit të Dukagjinit në drejtim të Prishtinës.

Deri tani, nuk u raportua për dëme eventuale materiale.

Continue Reading

Kosovë

Një serb i Kosovës arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues

Published

on

Prokuroria Speciale ka njoftuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës me inicialet S.M. i nacionalitetit serb, nën dyshimin për veprat penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai u arrestua më 11 maj 2024 derisa prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Continue Reading

Trending