Connect with us

Ferizaj

Hekuran Murati thotë se kanë ndarë buxhet rekord për komunat në vitin 2023

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, njoftoi të martën se kanë ndarë buxhet rekord për komunat në vitin 2023.

Ai bëri të ditur se buxheti që do t’u ndahet komunave për vitin e ardhshëm është për 15 për qind më i lartë sesa ai i këtij viti.

 “Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, ashtu që ato të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët”, shkroi Murati.

Tutje, tha se pretendimet se ka bllokim të buxheteve komunale janë shpifje dhe aspak të vërteta.

Secila komunë, për vitin aktual ka buxhetin e miratuar dhe mund të ekzekutojë pagesat pa asnjë problem. Ndërsa qarkorja buxhetore për vitin 2023 ndahet me kohë, dhe çdoherë brenda afateve që parashihen me legjislacion. Vetëm dikush që nuk merr vesh fare në procesin buxhetor, mund të pretendojë se qarkoret për vitin 2023 po bllokojnë investimet në vitin 2022”, përfundoi ministri Murati.

Ndryshe, opozita, kryetarët e komunave dhe shoqëria civile kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllokim të buxhetit për komunat.

Ndërsa, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar dje urgjentisht nga Ministria e Financave  që të lëshojë Qarkoren e dytë Buxhetore.

Postimi i tij i plotë:

MFPT ndan buxhet rekord për komunat në vitin 2023

Për vitin 2023, buxheti që do t’u ndahet komunave është për 15% më i lartë sesa buxheti i vitit 2022. Kjo është rritja më e madhe vjetore që ka ndodhur ndonjëherë, dhe vjen falë performancës së mirë në rritjen e të hyrave në buxhetin e shtetit.

Pra do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, ashtu që ato të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët. Pretendimet se ka bllokim të buxheteve komunale, janë shpifje dhe aspak të vërteta.

Secila komunë, për vitin aktual ka buxhetin e miratuar dhe mund të ekzekutojë pagesat pa asnjë problem. Ndërsa qarkorja buxhetore për vitin 2023 ndahet me kohë, dhe çdoherë brenda afateve që parashihen me legjislacion.

Vetëm dikush që nuk merr vesh fare në procesin buxhetor, mund të pretendojë se qarkoret për vitin 2023 po bllokojnë investimet në vitin 2022.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending