Connect with us

Kosovë

KESCO aplikon për rritje të tarifave të energjisë elektrike, ankohet se nuk e subvencionoi Qeveria

Published

on

Furnizuesi me Shërbim Universal të rrymës në Kosovës, KESCO, ka aplikuar zyrtarisht në Zyrën e Rregullatorit për Energji, për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale, ka njoftuar ZRRE-ja të martën. Kërkesën për shtrenjtim të tarifave të rrymës, KESCO e ka arsyetuar me mungesën e mossubvencionimit të zotuar nga Qeveria e Kosovës.

KESCO ka thënë se nëse s’merren parasysh rreziqet aktuale, mund të krijohen probleme më të thella financiare dhe të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike.

Në aplikacion, KESCO ka thënë se kostot nuk po mbulohen përmes tarifave dhe subvencionit të zotuar nga Qeveria.

Sipas FSHU-së, vlera e subvencionit për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 ka tejkaluar shumën prej 32.8 milion euro. Vetëm mungesa e mos-disbursimit të subvencionit tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së. Rregullatori në propozimin përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike me pakicë kishte marrë parasysh alokimin e subvencionit shtesë prej 10 milion euro sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/55 të datës 21.01.2022, si dhe vendimin Nr. 01/60 të datës 05.02.2022, për subvencionimin e energjisë në vlerë prej 90 milion euro”, thuhet në njoftim të ZRRE-së.

Sipas ZRRE-së, si rezultat i vendimeve për subvencionim, tarifat me pakicë për konsumatorët jofamiljarë dhe për ata familjarë me konsum mujor deri në 800kWh patën mbetur të pandryshuara në vendimin e shkurtit.

ZRRE-ja është zotuar se do ta shqyrtojë kërkesën dhe do ta mbajë të njoftuar publikun lidhur me veprimet që do të ndërmerren.

Në shkurt, ishte kthyer blloktarifa në 800kWh. Kushdo që shpenzon mbi të, do të faturohet me tarifa më të larta. Qeveria pati vendosur të ndajë mbi 100 milionë euro për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, ndërsa vetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pati konfirmuar në korrik se nga kjo shumë totale, janë shpenzuar rreth 23 milionë euro./Koha

Kosovë

Mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Published

on

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 13:37, pritja më e gjatë për hyrje në Kosovë është në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku mesatarisht pritet mbi dy orë derisa në dalje prej Kosove, tek kjo pikë, pritet rreth 35 minuta.

Ndërkaq në pikat kufitare Jarinjë, Merdar dhe Muçibabë për të hyrë dhe dalë nga vendi pritjet janë rreth 15-20 minuta.

Në të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë, Shqipërinë apo Malin e Zi, pritjet në hyrje/dalje janë prej 3 deri në maksimum 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet personi i dyshuar për sulm ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij

Published

on

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur, janë sulmuar fizikisht nga një person, mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Zlipotok të Dragashit. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.,

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rreth orës 18:30, policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore , të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje.

Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.

Policia e stacionit në Dragash dhe njësia e hetimeve, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar për këtë sulm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani pas heqjes së tarifës ndaj SHBA-së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X” theksoi se është krenare që Kosova është vendi i parë që propozoi heqjen e tarifave ndaj aleatit të saj strategjik.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, të cilat vlerësuan këtë vendim si hap të rëndësishëm që do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe demonstrim strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Continue Reading

Trending