Connect with us

Kosovë

Kryeministri Kurti takohet me amabasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian para rifillimit të dialogut

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka biseduar për marrëveshjen mbi zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në komunat në veri të Kosovës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes me ENTSO-E dhe rëndësinë që ka kjo për sovranitetin e vendit.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se po ashtu është folur edhe për zhvillimet politike në vend, si dhe gjendjen e sigurisë në vend e rajon.

Duke biseduar lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, u ritheksua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Po ashtu vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it, ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë./telegrafi

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj katër të dyshuarve për manipulim të votave në Shtime

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër katër personave nën dyshimin për falsifikim të votave të kandidatëve për deputetë në një qendër numërimi në Shtime.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit: Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, më datë 30.12.2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë procesit të numërimit të votave në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje kanë ndërmarrë veprime të koordinuara dhe të ndërlidhura, me qëllim të shtrembërimit të rezultateve të votimit.

Kështu, i pandehuri Y.S, akuzohet se i kishte lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, kurse B.V. akuzohet se duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të KQZ-së, kishte regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë.

Dy të pandehurit tjerë, Sh.B dhe R. R., akuzohen se, edhe pse ishin të pranishëm dhe pjesëmarrës në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kishin dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë.  Kësisoj, përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Me këto veprime, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025, hetime për manipulim të votave u zhvilluan në Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Malishevë dhe Podujevë.

Continue Reading

Kosovë

Tre shtetas të Kosovës vdesin në një aksident në punishte ndërtimi në Vjenë

Published

on

Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në një punishte ndërtimi në Vjenë, kanë bërë të ditur autoritetet dhe Ambasada e Kosovës në Austri.

Sipas njoftimit fillestar të Ambasadës, aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund, gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke lënë punëtorë të bllokuar nën rrënoja.

Fillimisht, autoritetet kosovare konfirmuan se dy nga viktimat janë shtetas të Kosovës: Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977).

Në një njoftim të përditësuar më 18 mars, Ambasada bëri të ditur se edhe viktima e tretë nga katër viktimat e përgjithshme të këtij aksidenti është shtetas i Kosovës, Istref Zekaj.

Ambasada e Kosovës në Austri tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të koordinuar procedurat e mëtejme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për rastin duke shprehur tronditjen për ngjarjen dhe duke theksuar se institucionet janë në koordinim për t’u dalë në ndihmë familjeve të viktimave.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, ka shkruar Kurti.

Në një përgjigje për REL-in, Policia e Austrisë tha se “disa punëtorë ndërtimi janë zënë nën dhe për arsye ende të paqarta” në oborrin e brendshëm të një ndërtese shumëbanesore.

Policia bëri të ditur gjithashtu të ditur se katër punëtorë janë gjetur pa shenja jete, ndërsa një tjetër është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar për trajtim në spital.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar e dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë për më shumë informacione lidhur me rrethanat e aksidentit, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Autoritetet austriake nuk kanë dhënë ende detaje të plota për shkaqet e shembjes së konstruksionit, ndërsa hetimet për rastin pritet të sqarojnë përgjegjësitë dhe kushtet e sigurisë në punishte.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending