Dy pacientë kanë humbur jetën nga pasojat e infektimit me covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga testimi i 2mijë e 619 mostrave rezultuan 952 raste pozitive .
Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 512 pacientë.
Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 261 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 180 qytetarë kanë humbur jetën.