Connect with us

Ferizaj

KEDS-i dëmton gypin që furnizon fabrikën e ujit në Pleshinë, “Bifurkacioni”: Prodhimi nuk është i plotë

Published

on

KRU Bifurkacioni njofton se gjatë punimeve, KEDS ka dëmtuar një gyp të ujësjellsit në fshatin Manastirc, gyp i cili furnizonte fabrikën e ujit në Pleshinë nga lumi i vogël në Nerodime.

“Bifurkacioni” thotë se kapaciteti i prodhimit të ujit tani nuk është i plotë, përcjell TV TEMA.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Bifurkacioni” Jeton Shabani për TV TEMA thotë se nuk priten reduktime të ujit për këtë çështje.

Gypi është dëmtuar, reduktime nuk pritet të ketë sepse sot rregullohet ai gyp dhe pastaj kthehemi në normalitet“, deklaroi Shabani.

Njoftimi i plotë i “Bifurkacionit”:

Njoftohen konsumatorët e KRU Bifurkacioni, se KEDS gjatë punimeve ka dëmtuar gypin e ujesjellësit të profilit Ø 250 në fshatin Manastirc, gyp ky i cili furnizon fabrikën e trajtimit të ujit në Pleshinë nga lumi i vogël në Nerodime.

Si pasojë e këtij defekti është pamundësuar furnizimi me ujë i fabrikës me ç’rast kapaciteti i prodhimit nuk është i plotë.

Ekipet tona janë në teren dhe  po punojnë intenzivisht në sanimin e defektit me qëllim të kthimit në normalitet furnizimin me ujë të pijes në qytet.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

KRU “Bifurkacioni” SH.A

Datë: 10.08.2022

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending