Connect with us

Ferizaj

Të premten Ferizaj përballet me ndërprerje të rrymës deri në pesë orë

Published

on

KEDS njofton se nesër në Ferizaj do të ketë ndërprerje të rrymës.

Sipas njoftimit në Bibaj, Muhaxherët e Talinovcit, Sazli, Papaz, Rahovic, Mirosal, Pojasisht dhe Sazli ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

Në rrugët Hasan Prishtina, Astrit Bytyqi, Halim Spahija, Marie Kraja, Gazmend Zajmi, Vëllezërit Gërvalla, Zenun Beqa, 28 Nëntori,  Emin Duraku dhe  Ali Shefik Spahiu ndërprerje do të ketë nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Rahovica (kodi: 40000014) prej orës 10:00  deri në ora 15:00

Vendet: Bibaj, Muhaxherët e Talinovcit, Sazli, Papaz, Rahovic, Mirosal, Pojasisht dhe Sazli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera  me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

Punime nga palët e treta

1.

Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Astrtit Bytyqi (kodi: 40000032)  nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Rr. Hasan Prishtina, Astrit Bytyqi, Halim Spahija, Marie Kraja, Gazmend Zajmi, Vëllezërit Gërvalla, Zenun Beqa, 28 Nëntori,  Emin Duraku dhe  Ali Shefik Spahiu.

Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending