Një pacient ka humbur jetën nga pasojat e infektimit me covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga testimi i 2 mijë e 469 mostrave rezultuan 860 raste pozitive .
Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 1 mijë e 155 pacientë ndërkaq në gjithë vendin janë 6 mijë e 925 raste aktive.
Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 264 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 182 qytetarë kanë humbur jetën.
Në 24 orët paraprake janë administruar vetëm 60 doza të vaksinës kundër covid 19 kurse prej fillimit të vaksinimit mbi 824 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza.