Connect with us

Kosovë

Albin Kurti thotë se 1 shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare

Published

on

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka deklaruar se 1 shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje për BBC serbe, nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të një marrëveshjeje tjetër në takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, përcjell KK.

1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha Kurti.

Prishtina do të vazhdojë fushatën për ndërrimin e targave, Beogradi është i shqetësuar sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë”, ka thënë kryeministri Kurti mes tjerash.

Kosovë

Kurti pas deklaratës së Trumpit: T’i bëhet trysni Beogradit

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u arritur kjo, duhet që t’i bëhet trysni Beogradit që të zbatojë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur më 2023.

Kështu u përgjigj Kurti në pyetjen nëse mund të ketë shpejt një marrëveshje me Serbinë, pas një deklarate të bërë një ditë më parë nga presidenti amerikan, Donald Trump, lidhur me raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova dhe Serbia veçse e kanë arritur një marrëveshje për normalizim, që tha se po shkelet nga Beogradi, teksa përsëriti kërkesat e Kosovës për këtë proces.

“Për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë Millan Radoiçiqin, kriminelin i cili na e vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pas, të pranojnë ta nënshkruajnë Marrëveshjen bazike me Aneksin e zbatimit. Njëkohësisht, ta tërheqin edhe atë letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja [serbe, Ana] Bërnabiq ka thënë që nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit, më 2020, Kosova dhe Serbia arritën në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.

Pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale nëntorin e vitit të kaluar, Kurti ishte pyetur lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit.

Atëbotë, ai po ashtu kishte deklaruar se së pari duhej të zbatohet marrëveshja e arritur më 2023 në Bruksel, dhe aneksi për zbatimin e saj, për të cilin palët u dakorduan në Ohër.

“Besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA-së, që është aleatja jonë kryesore, partnerja e pazëvendësueshme dhe mikja speciale në tri fusha kryesore. E para është mbrojtja, e dyta është diplomacia, dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti për gazetarët më 16 qershor.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve nuk është nënshkruar nga palët, për shkak të refuzimit të Serbisë që të bëjë një gjë të tillë. Por, Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – insiston se marrëveshja është obligative për palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Kosova dhe Serbia që nga shtatori i vitit 2023 nuk kanë zhvilluar takim të dialogut në nivel të lartë politik. Së voni, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë me dije se po bëhen përgatitje për një takim të ri të dialogut në nivel të lartë politik.

/Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Arbëri

Qyteti i Ohrit lëkundet nga tërmeti

Published

on

Maqedonia e Veriut, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:34 sipas kohës lokale, ishte rreth 4 kilometra në veri-perëndim të zonës së qytetit të Ohrit në thellësi  prej 5 kilometrash.

Përpos Ohrit me rrethinë, tërmeti u ndje edhe nga banorët në zonat kufitare me Shqipërinë dhe në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Continue Reading

Kosovë

Shkaku i rrezikimit të sigurisë kombëtare i hiqet shtetësia e Kosovës një serbi.

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  njoftoi se Nikola Vujoviqit i është hequr shtetësia e Republikës së Kosovës pasi duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sveçla ka thënë se Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të veta, gjë që cenon sigurinë kombëtare dhe ka për synim destabilizimin, andaj bazuar në ligjin për Shtetësinë aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse mori vendimin për t’ia hequr shtetësinë Vujoviqit.

“Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cënim i sigurisë sonë kombëtare. Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujović, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”, njoftoi Sveçla në Facebook.

Sipas ligjit për Shtetësinë në Kosovë, një person e humb shtetësinë nëse merret me veprimtari të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, kur është qëllimisht anëtar i një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës, apo kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër.

#

Continue Reading

Trending