Connect with us

Botë

Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO pas takimit me Stoltenbergun

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën në Bruksel se Kosova kërkon anëtarësimin në NATO.

Kurti ka thënë se kërcënimet dhe rreziqet e sfidat që NATO-ja i përballon sot, ndjehen edhe nga Kosova.

Kemi një vizion të qartë, ne kërkojmë anëtarësim në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që vendet anëtare na kanë dhënë ne. Kërcënimet rreziqet dhe sfidat që NATO-ja i përballon sot ndjehen edhe nga vendi jonë. Institucionet kanë arsye të jenë vigjilente ndaj agjendës së dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën. Qeveria dhe populli i Kosovës e mirëpret besimin dhe përkushtimin tuaj për paqe të qëndrueshme dhe sigurinë”, ka thënë Kurti.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur ato që ka thënë në takimin me presidentin serb, se KFOR-i është në gatishmëri në rast se cenohet stabiliteti.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it është atje dhe komandanti ka kontaktuar me organizatat e sigurisë në Kosovë dhe shefin e mbrojtjes në Serbi. KFOR-i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet. KFOR-i ka më shumë se 3.700 trupa. Jemi plotësisht të përkushtuar ndaj mandatit tonë dhe rezolutës 1244. KFOR-i do vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për popullin në Kosovë”, tha ai./Koha

Botë

Izraeli thotë se ka vrarë zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Published

on

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.

Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.

Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen.

Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Gjysmëhëna e Kuqe: Më shumë se 550 persona të vrarë në Iran

Published

on

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi të hënën se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportit të saj, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt.

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani refuzon negociatat me SHBA-në, ndërsa Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme

Published

on

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending