Connect with us

Botë

Stoltenbergu fton Kosovën dhe Serbinë të zgjidhin problemet përmes dialogut

Published

on

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  në selinë e NATO-s që ndodhet në Bruksel.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, me ç’rast Stoltenberg ka kërkuar nga lidershipi kosovar si dhe ai serb që problemet t’i zgjidhin përmes dialogut që pritet të mbahet nesër në Bruksel.

Ne vetëm sa i kemi adresuar tensionet në veri të Kosovës. Ne duhet t’i shmangim përshkallëzimet e mëtejshme. Problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut”.

KFOR vazhdon ta monitorojë situatën nga afër. KFOR ka më shumë se 4 mijë trupa në Kosovë”. “KFOR do të vazhdojë të sigurojë paqen për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

I inkurajoj të gjitha palët që të angazhohen ne bisedimet që do të mbahen nesër”.

Është e rëndësishme për ne që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin problemet e tyre përmes dialogut”.

Kujtojmë se nesër do të mbahet një takim në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku pritet të bisedohet rreth tensioneve në veri të Kosovës./KK

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending