Connect with us

Botë

Pas takimit me Vuçiqin, Stoltenberg thotë se NATO do të intervenojë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën në Bruksel, se në rast të rrezikimit të stabilitetit të Kosovës, misioni i KFOR-it është i gatshëm të intervenojë.

Ai e tha këtë në një konferencën për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin u takua pasdite.

Tash shefi i NATO-s, është në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vlerësoj rastin se pata për të diskutuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Kërkohet përgjegjësi nga të dyja palët për uljen e tensioneve. Kërkoj nga të dyja palët që të ulin tensionet. Në rast se do të rrezikohej stabiliteti, KFOR-i është i gatshëm të veprojë”, ka thënë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Dialogu konstruktiv është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve. Duhet të gjendet zgjidhje që i respekton të gjitha komunitetet”, ka shtuar shefi i NATO-s, duke shtuar se ai pret që në frymën konstruktive të zhvillohet takimi i së enjtes në kuadër të dialogut.

Shefi i NATO-s ka rikujtuar se misioni i KFOR-it tash me rreth 4.000 ushtarë, është misioni më i madh jashtë territorit të NATO-s.

Me praninë e tij ndikon që të ruhet stabiliteti. Vet prania e tij (KFOR-it) ndikon në këtë. Ne jemi në kontakte të rregullta komunikimi edhe me Shtabin e Ushtrisë së Serbisë edhe me autoritetet e Kosovës për të evituar incidentet”, ka thënë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg e ka falënderuar Vuçiqin për vizitë dhe ka thënë se NATO-ja do të punojë me Serbinë për ndërtimin e paqes në rajon./Koha

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending