Në 24 orët e fundit, në komunën e Ferizajt u regjistruan 12 raste të reja me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 24 pacientë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit pozitive, dy janë fëmijë kurse të gjitha rastet tjera u përkasin grup moshave prej 20 deri në 79 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 202 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 154 raste aktive me koronavirus kurse dje ishin 177. 

Të ngjashme

Të tjera