Connect with us

Ferizaj

Fillim dite me diell e pastaj shi – Moti që do të mbretëroj gjatë tërë javës

Published

on

Në tërë Kosovën gjatë kësaj jave pritet që ditët të fillojnë me diell por gjatë ditës të zëvendësohet nga shiu  dhe vranësirat.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të lëvizin nga 12-16 gradë Celsius dhe ato maksimalet nga 23-29 gradë Celsius, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

Parashikimi i Motit për pesë ditë (22-26 gusht 2022)!

Fushat  me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë javës së ardhshme, duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm. Pjesët e para të ditës, zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës, rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshëri (breshnizë). Sa i përket temperaturave, ato mbesin në vlera të njëjta me këto të fundit, duke i ruajtur mesataret e viteve tjera të muajit gushtë. Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në kushtet biometeorologjike, hidrologjike dhe atyre agrometeorologjike, meqë mungesa e reshjeve është prezent kohëve të fundit.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Ferizaj

Lëndohet një punëtor pasi bie nga një ndërtesë në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 46-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, punëtori fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj , në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga  vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. 

Ndryshe, brenda dy javëve të fundit ky është rasti i tretë i aksidenteve në punë për shkak të rënies nga lartësia në objekte ndërtimi në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Rasti që ndodhi pasditen e djeshme në zonën industriale të Shtimes, po hetohet si shkelje e sigurisë në punë.

Viktima, Isuf Bislimi, ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh “viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.”

Lidhur me këtë rast, i cili është duke u hetuar në dyshimin për “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Trending