Connect with us

Kosovë

KFOR-i me prezencë të rritur në veri, situata megjithatë paraqitet të jetë e qetë

Published

on

Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë.

Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave.

Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti.

Në afërsi të Leposaviqit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 20 gusht është parë prezencë e shtuar e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, që shërbejnë në Kosovë. Situata në këtë zonë të Kosovës është e qetë.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, tensionet u rritën në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës, atë për targat dhe dokumentet serbe.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, vazhdimisht ka përsëritur se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Pjesëtarë të KFOR-it amerikanë në Jarinjë, në veri të Kosovës. Më 31 korrik dhe 1 gusht, rrugët që çonin drejt pikëaklimit kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën dhe Serbinë, u bllokuan nga barrikadat. Por, ato u hoqën pasditen e 1 gushtit./REL

Kosovë

Presidentja Osmani fillon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani do të fillojë nga data 15 maj, një seri konsultimesh me liderë të subjekteve politike parlamentare rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.

Ftesat për takim tashmë u janë dërguar partive politike dhe nga presidenca presin konfirmimin e pjesëmarrjes, ka njoftuar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Ndërhyrjen e  presidentes Osmani për tejkalimin e ngërçit në konstituimin e Kuvendit, më 7 maj e ka kërkuar Partia Demokratike e Kosovës, pasi Presidentja që më 16 prill, si përgjigje në letrën e pranuar nga kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, kishte shprehur gatishmëri për të ndihmuar procesin e krijimit të institucioneve bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Continue Reading

Kosovë

AAK-ja i drejtohet Kushtetueses për çështjen e votimit të fshehtë

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstitutive të Kuvendit.

Kjo kërkesë për opinion të Kushtetueses, e paraqitur nga deputetë e AAK-së, u mbështet edhe nga deputetë të PDK-së dhe LDK-së, deklaroi deputetja Time Kadrijaj.

“E kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese për interpretim ndryshimin e votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Kërkuam nga Gjykata Kushtetuese që kjo të trajtohet me prioritet, ndoshta edhe me një pezullim të përkohshëm, me një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa Gjykata me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”, tha mes tjerash Kadrijaj.

Kërkimi i një opinioni nga Gjykata Kushtetuese, për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ishte i domosdoshëm, pasi sipas tij, dëmet nga bllokada që po i bëhet konstituimit të Kuvendit, ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për vendin dhe shoqërinë.

“Në një situatë të tillë pa rrugëdalje, e vetmja derë na ka mbetur Gjykata Kushtetuese.

Prandaj sot, Grupi ynë Parlamentar me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK dhe të PDK, i është drejtuar asaj për të saktësuar shkeljet kushtetuese në këtë proces dhe për të na dhënë zgjidhje se si të dalim nga ky ngërç.

Natyrisht deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili shpresojmë të jetë i shpejtë, kemi kërkuar masë të përkohshme që të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit me seancat qesharake e pa asnjë produkt!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

#

Continue Reading

Kosovë

Një 34-vjeçar ka vdekur dhe një 30-vjeçare është lënduar si pasojë e therjes

Published

on

Një burrë ka humbur jetën dhe një grua u plagos si pasojë e therjes me thikë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë

Fillimisht sipas policisë ishte raportuar rasti për dy të lënduar, por më pas, në vendin e ngjarjes, është konstatuar vdekja e një burri 34-vjeçar, ndërsa një grua 30-vjeçare e lënduar, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prishtinë.

Nga Klinika Emergjente u bë e ditur se gruaja e plagosur nuk ka pasur lëndime serioze dhe pas trajtimit është liruar nën përcjellje të policisë.

Continue Reading

Trending