Connect with us

Ferizaj

Ashensori del nga kontrolli, një grua në Ferizaj bie nga kati i 9-të në bodrum

Published

on

Sot në Ferizaj një grua ka marrë tronditje nga përplasja që i ka shkaktuar ashensori në ndërtesa ku ajo jeton në rrugën “Gjon Serreçi”.

Këtë rast për TV TEMA e ka konfirmuar Drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Basri Shabani i cili thotë se është iniciuar si rast.

Ashensori ka lëvizur pa kontroll lart e poshtë deri në katin e nëntë dhe ka përfunduar në bodrumin e ndërtesës.

Sipas Shabani pas marrjes së trajtimit mjekësor në emergjencë, qytetarja është liruar në shtëpi.

“Rreth orës 14:00 stacioni policor i Ferizajt është njoftu se një qytetare është duke marrë trajtim mjekësor në Emergjencë e Ferizajt dhe pas trajtimit e njëjta është paraqitur në stacionin policor dhe ka raportuar rastin. E njëjta derisa ishte në ashensor duke u ngjitur lartë në ndërtesën ku banon, ashensori ka lëvizur pa kontrollë me shpejtësi të madhe duke u ngritur lartë-poshtë deri në katin e 9-të dhe më pas ka përfunduar në bodrum, si pasojë qytetarja ka marrë lëndime trupore. Për momentin lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti në fjalë dhe të intervistohet personi përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit”, ka deklaruar Shabani për express.

Përndryshe, kur ashensori bie nga kati i nëntë në bodrum ka të njejtin efekt si goditja e murit nga një makinë që zhvillon shpejtësi 86.4 km/h.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending