Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistruan 3 raste të reja me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 12 pacientë.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit pozitive, të gjitha rastet u përkasin grup moshave prej 20 deri në 69 vjeç.
Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 209 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.
Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 117 raste aktive me koronavirus.