Connect with us

Botë

Trump me një kërkesë për shqyrtimin e dokumenteve të marra në shtëpinë e tij

Published

on

Avokatët e ish-presidentit amerikan Donald Trump të hënën i kërkuan një gjykatësi federal që të ndalojë shqyrtimin nga FBI-ja të dokumenteve të marra nga shtëpia e tij në Florida në fillim të këtij muaji derisa të mund të emërohet një prokurori të posaçëm neutral.

Avokatët pohuan në një dosje gjyqësore, e para që nga kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago dy javë më parë, se dokumentet e marra nga shtëpia e ish-presidentit Trump “supozohej” të ishin të mbuluara nga privilegji ekzekutiv.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan. Thjesht masat mbrojtëse ‘adekuate’ nuk janë të pranueshme kur çështja në fjalë përfshin jo vetëm të drejtat kushtetuese të Presidentit Trump, por edhe privilegjin ekzekutiv“, thanë avokatët.

Po të hënën, një gjykatës federal pranoi se redaktimet e një dokumenti të FBI-së që përshkruan bazën për kontrollin dhe marrjen e dokumenteve në shtëpinë e zotit Trump mund të jenë aq të gjera sa ta bëjnë “të pakuptimtë” publikimin e dokumentit. Por ai tha se vazhdon të besojë se dokumenti nuk duhet të mbetet i mbyllur në tërësi për shkak të interesit “të madh” publik për këtë hetim.

Një urdhër me shkrim nga gjykatësi Bruce Reinhart, përsërit në masë të madhe atë që ai tha në gjykatë javën e kaluar, kur ai udhëzoi Departamentin e Drejtësisë të propozonte redaktimet në lidhje me informacionin në dokument që dëshiron të mbetet sekret. Dorëzimi i këtij dokumenti duhet të bëhet të enjten në mesditë.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë kërkuar ta mbajnë të gjithë dokumentin të mbylluar, duke thënë se zbulimi i ndonjë pjese të tij rrezikon të komprometojë një hetim penal në vazhdim, zbulimin e informacionit për dëshmitarët dhe zbulimin e teknikave hetimore. Ata e kanë këshilluar gjykatësin se korrigjimet e nevojshme në dokukument do të ishin aq të shumta sa do të zhvishnin dokumentin nga çdo informacion thelbësor dhe do ta bënin efektivisht të pakuptimtë për publikun.

Disa agjenci lajmesh, duke përfshirë Associated Press, i kanë kërkuar gjykatësit të zbardhë të dhënat shtesë të lidhura me kontrollin e këtij muaji në Mar-A-Lago, ku zyrtarët e FBI thanë se gjetën 11 grupe dokumentesh të klasifikuara (sekrete), përfshirë të dhëna tepër sekrete.

Me interes të veçantë është dokumenti, në të cilin bazohet kërkesa për të kontrolluar shtëpinë e zotit Trump, i cili me sa duket përmban detaje kyçe në lidhje me hetimin e Departamentit të Drejtësisë çështjen nëse ish-presidenti Trump ka mbajtur dhe keqpërdorur të dhëna të klasifikuara (sekrete) dhe të ndjeshme të qeverisë. Donald Trump dhe disa nga mbështetësit e tij kanë bërë gjithashtu thirrje që dokumenti të publikohet, duke shpresuar se ai do të ekspozojë atë që ata pretendojnë se ishte tejkalim i përgjegjësive të qeverisë./VOA

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Botë

Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi

Published

on

Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.

Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.

“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.

Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.

Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.

/REL/

Continue Reading

Trending