Connect with us

Ferizaj

Banorët e fshatit Dremjak në hall, u shembet rruga sa herë që bie shi

Published

on

Në gjendje të tmerrshme shndërrohet rruga Ramë Behluli në lagjen e Behlulve në fshatin Dremjak të Ferizajt sa herë që bie shi.

Banorët e kësaj rruge të shtruar me zhavorr tregojnë se kjo rrugë e gjatë prej 150 metrave bëhet e pakalueshme kur ka të reshura.

Xhemajl Baliu, një nga banorët e kësaj ane tregon se ka vite që kërkojnë zgjidhje rreth kësaj çështjeje e që si përgjigje kanë marrë se kjo rrugë do të shtrohet me asfalt por që kjo nuk ndodhi asnjëherë.

“Këtu jemi shtatë shtëpi, sa herë ka reshje kemi gjithmonë problem, e shihni edhe vet se si del zhavorri në rrugë krejt, nuk mundemi me hy me asgjë absolut. Kemi lajmëru në Komunë se si e kemi rastin, kanë ardhë e kanë këqyrë “po, po marrim masa”, por asnjëherë nuk kanë marrë masa. Prej pas lufte kështu është gjithë. Kanë ardhë e kanë shtru, prap zalli ka dalë në rrugë, i njejti problem gjithë. Sa herë ka shi të madh e shihni edhe ju vet çfarë dëmi shkakton. Me shtru prap me zhavorr prap vjen poshtë. Para dy muajve kanë qenë, kanë thënë që do të ndërmarrin diçka por nuk kanë lajmëru as po, as jo dhe të njejtin problem e kemi edhe sot. Kërkesa jonë është me kry këtë rrugë një herë e për gjithmonë, ose asfalt ose diçka tjetër vetëm mos të kemi probleme. Jemi shtatë shtëpi, shtatë familje, e shihni edhe vet çfarë gjendje është“, thotë Baliu për TV TEMA.

Për rrugën me të cilën shtatë familje kanë probleme e mezi e kalojnë, Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Meriton Hajdini përmes një përgjigje me shkrim thotë se nuk po mund të shtrohet për shkak të rritjes së çmimeve.

“Sa i përket rrugëve në fshatin Dremjak, po ashtu rrugës në lagjen e Behlulëve, janë të tenderuara, por nuk është duke u punuar për arsyen e ngritjes së çmimeve deri në një rishikim të kontratave nga ana e Qeverisë“, deklaroi Hajdini  për TV TEMA.

Banorët e kësaj rruge përballen edhe me personat e pandërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturina në lumin e fshatit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending