Connect with us

Ferizaj

Banorët e fshatit Dremjak në hall, u shembet rruga sa herë që bie shi

Published

on

Në gjendje të tmerrshme shndërrohet rruga Ramë Behluli në lagjen e Behlulve në fshatin Dremjak të Ferizajt sa herë që bie shi.

Banorët e kësaj rruge të shtruar me zhavorr tregojnë se kjo rrugë e gjatë prej 150 metrave bëhet e pakalueshme kur ka të reshura.

Xhemajl Baliu, një nga banorët e kësaj ane tregon se ka vite që kërkojnë zgjidhje rreth kësaj çështjeje e që si përgjigje kanë marrë se kjo rrugë do të shtrohet me asfalt por që kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Këtu jemi shtatë shtëpi, sa herë ka reshje kemi gjithmonë problem, e shihni edhe vet se si del zhavorri në rrugë krejt, nuk mundemi me hy me asgjë absolut. Kemi lajmëru në Komunë se si e kemi rastin, kanë ardhë e kanë këqyrë “po, po marrim masa”, por asnjëherë nuk kanë marrë masa. Prej pas lufte kështu është gjithë. Kanë ardhë e kanë shtru, prap zalli ka dalë në rrugë, i njejti problem gjithë. Sa herë ka shi të madh e shihni edhe ju vet çfarë dëmi shkakton. Me shtru prap me zhavorr prap vjen poshtë. Para dy muajve kanë qenë, kanë thënë që do të ndërmarrin diçka por nuk kanë lajmëru as po, as jo dhe të njejtin problem e kemi edhe sot. Kërkesa jonë është me kry këtë rrugë një herë e për gjithmonë, ose asfalt ose diçka tjetër vetëm mos të kemi probleme. Jemi shtatë shtëpi, shtatë familje, e shihni edhe vet çfarë gjendje është“, thotë Baliu për TV TEMA.

Për rrugën me të cilën shtatë familje kanë probleme e mezi e kalojnë, Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Meriton Hajdini përmes një përgjigje me shkrim thotë se nuk po mund të shtrohet për shkak të rritjes së çmimeve.

Sa i përket rrugëve në fshatin Dremjak, po ashtu rrugës në lagjen e Behlulëve, janë të tenderuara, por nuk është duke u punuar për arsyen e ngritjes së çmimeve deri në një rishikim të kontratave nga ana e Qeverisë“, deklaroi Hajdini  për TV TEMA.

Banorët e kësaj rruge përballen edhe me personat e pandërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturina në lumin e fshatit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending