Connect with us

Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një 30 vjeçar në Saraishtë të Ferizajt

Published

on

Sot në fshatin Saraishtë të Ferizajt, Policia e Kosovës ka gjetur një person pa shenja jete, e që dyshohet të jetë vetëvrasje.

 Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli për TV TEMA thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 07:15.

Tutje Veseli tregon se personi i vdekur është një 30 vjeçar me inicialet D.O.

Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastin, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML.

Raporti i Policisë:

Sot , në ora 07:15 , Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në fsh. Saraishtë tê Ferizajt është një rast i vetëvrasjes.

Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestarë nga Prokuroria Themelore e Ferizjat i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Trending